Sot në Big Brother VIP, e përlotur Paloma tregoi se vd ekja e motrës është humbja e më e madhe shpirtërore e jetës së saj. Paloma rrëfeu se motra e saj ka humbur luf tën me ka ncerin e gjirit në një moshë shumë të re.
Moderatorja tregoi se motra e saj ishte këshilluesja, mbështetësja dhe gjysma e saj më e mirë.
“Iku kaq e re… nëse do më thoshin të zgjidhja do vendosja që të ikja une dhe ajo të qendronte. Ajo e donte kaq shumë jetën. Ishte gjithçka për mua, por nuk na mbetet gjë tjetër vecse të pranojmë çfarë ka shkruar Zoti”, tha Paloma mes lotësh.
Paloma nuk hezitoi që të bënte dhe një thirrje për të gjitha gratë dhe vajzat për të mos neglizhuar asnjë shqetësim shëndetësor që mund të kenë.