“Paguhen 400 euro”, flet pronari i agjencisë që sjell punonjës nga Bangladeshi në Shqipëri: E dine cfare i pret ketu..

Plotësimi i krahut të punës me punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali mbetet një fenomen që ende nuk është kuptuar. Fax news ka siguruar intervistë me një nga drejtuesit e agjencive të punësimit që sjellin punonjës nga vendet e botës së tretë në vendin tonë.

Jason Masini, për gazetaren e Fax News Mirilda Tili ka treguar se si hyjnë punonjësit në vendin onë dhe se si garantohet vendi i punës për paga afër pagës minimale. ndërsa ata emigrante që gjenden rrugëve duke kërkuar lëmoshë, nuk hyjnë me kontrata pune, por nuk dihet se si i sigurojnë vizat.

Mirilda Tili: Për sa kohë që ju sillni punonjës nga vendet  e treta, cilat janë interesat e tyre për të ardhur dhe për të gjetur punë në Shqipëri?

Masini: Vendet kryesore qytetarët e të  cilëve duan të vijnë në Shqipëri janë nga vendet e treta. Kryesisht janë nga India, Bangladeshi dhe Nepali. Ata janë të interesuar për disa punë, jo për çdo lloj pune. Përshembull , për inxhiierë  duhet ta mendojnë 2 herë. Por punonjës pa kualifikime ose me aftësi mesatare, janë të interesuar.  Krahasojnë rrogat dhe më pas vendosin që të vijnë. Kanë vullnet të  vijnë dhe të punojnë këtu në Shqipëri.

Tili: Cilat janë pozicionet e punës ku ka vende të lira pune në Shqipëri dhe ku ata janë të interesuar? A përshtaten interesat e tyre me ato të kompanive shqiptare që duan të punësojnë punonjës nga Bangladeshi, India dhe Nepali?

Masini: Për sa i përket punës, ajo që bëjmë ne. Ne shohim tregun, takojmë  punë punëmarrësit, vizitojmë fabrika, fasoneritë që prodhojnë, psh këpuce.  dhe pastaj shkojmë mbrapsht në këto vende, ku agjentët shohin se cilët janë punonjësit që kanë vullnet të udhëtojnë, kanë vullnet të pranojnë kushtet. Shohim nëse iu përshtaten kushtet e tyre. Për shkak se janë nga vendet e largëta duan të dine se në çfarë kushtesh duhet të qëndrojnë, cilat janë kushtet që ofrojnë kompanitë.

Ka kompani që nuk janë në qytete. Këto kompani, ofrojnë  edhe akomodimin dhe vaktet. Kjo është plus dhe ata e dinë që nuk do të shpenzojnë  dhe  siç  e dimë akomodimi nuk është i lirë, psh në tiranë, qeratë në Tiranë janë shumë të shtrenjta.  Edhe pse kompanitë janë të vendosura në qytet dhe kompanitë nuk mbulojnë akomodomin ata e mendojnë dy herë. Ata i bëjnë llogaritë e tyre. Ne studiojmë tregun dhe duhet të kuptojmë që ata vijnë nga një popullsi jo si Shqipëria. Ata janë me miliona dhe forcat punëtore janë me shumicë, kështuqë janë    të gatshëm të udhëtojnë.

Tili: Cilat janë pritshmëritë për nivelin e pagave që të huajt janë të interesuar dhe që mendojnë se ja vlen të vish në Shqipëri. Madje dhe mund të mendojnë se kanë  një pagë të mirë, sepse në vendin tonë mungojnë forcat e punës, mungojnë burimet njerzore ndaj dhe lind nevoja për të marrë punonjës nga jashtë. Cilat janë pritshmëritë për punën dhe për pagën?

Masini: Para se të udhëtojnë drejt Shqipërisë ata janë të informuar për atë që i pret këtu, kanë kontratat e punës. Përfundimisht pagat e tyre nuk janë vetëm në  nivelin e pagës minimale në Shqipëri, sepse ata vijnë me disa aftësi, ata e dinë se si të operojnë me tregun.  Ata e janë të informuar për rrogat e tyre, nuk janë në minimalen e pagës në Shqipëri, por gjithsesi afër saj. Puntorët  janë të përgatitur dhe mendojnë që rroga që do të marrin  do të dergohet në vendin e tyre. Paratë  e tyre i dërgojnë pas, tek familjet e tyre.

Tili: Sa është rroga që ata kërkojnë këtu?

Masinii: Varet nga kompania  ku ata punojnë. Por varet mes 350 -400 euro mesatarja.

Tili: Spo them ankesat por shqetësimet që kanë kompanitë vendase, janë se këta punonjës, vijnë punonjës për 10 ditë a dy jave dhe më pas ikin sepse kërkojnë të shkojnë ne Europën  perëndimore. Pse ndodh kjo? A vijnë në Shqipëri vetëm sa të kalojnë?

Masini: Siç edhe e diskutuam edhe më parë. Nga eksperienca ime, nuk po them 100% e rasteve,  nuk do të gjesh nga këta njerëz që nuk duan të shkojnë përtej, por shumica e tyre, për sa kohë e dinë që e janë të lidhur me kontratën e punës dhe leja e qëndrimit është e lidhur me kontratën e tyre të punës, nuk është norme që këta njerëz të vijnë dhe ikin menjëherë. Ata janë besnikë ndaj kontratës. Në eksperiencën që kemi me të punësuarit në vendet e Ballkanit, kjo nuk ndodh, por edhe nëse ndodh,  atëherë nuk e dimë si hyjnë këtu.

Tili: Ju nuk punoni vetëm me Shqipërinë po me një pjesë të mirë të vendeve ballkanike,punonjëist nga vendet e treta,  për cilin shtet kanë më shumë interes që të vijnë. Ndoshta, Maqedonia e veriut, Serbia, Kosova ndoshta, Bullgaria.

Masini: Siç ju e dini shumë mirë, çdo vend ballkanik ka specifikat e veta dhe kërkesat e veta. psh ne disa vende specifike ka një kërkesë të përbashkët tregu për ndërtues dhe   punonjës që lidhen me ndërtimin.   Kjo është diçka e përbashkët. Varet.  Varet nga dëshira se ku duan të shkojnë, ju më pyetet ku duan të shkojnë. Duan të shkojnë në një vend të mirë, por kur nisin ata krahasojnë dhe shohin se ku duan të shkojnë, ata kërkojnë më të mirën për ta, dhe shpesh zgjedhin Shqipërinë.

Tili: Kur shprehen se duan të vijnë këtu, a e kanë të lehtë procedurën e lehtë për tu pajisur me leje qendrimi?  Zyra e emigranicionit a i pajis ata me shpejte me dokumentacion?

Masini: Marrja e lejes në Shqipëri është njësoj si në vendet e tjera.  Ka një procedurë, pagesë, marrëveshje me kompanitë, edhe kompanitë duhet të ketë një marrëdhënie, që edhe kur vijnë këtu ata monitorohen. Iu japim informacioni dhe i orientojmë, ata e dinë dhe i monitorojnë  edhe tek kompanitë nëse po ecin mirë.

Tili: Kjo ndodh nëse ata vijnë nëpërmjet agjencive të punësimit, po kur vijnë në rrugë private, pra të pashoqëruar nga një agjenci, ose nëse thjesht dëgjojnë nga të afërm dhe nisen e vijnë. A detyrohen edhe ata që të kenë një kontratë pune apo kontrate qeraje?

Masini: Nëse vijnë vetë do ta kenë shumë të vështirë. Madje dhe ne nuk i bëjmë të gjitha gjërat vetë.  Kemi financierët dhe avokatët. Kontratat duhet të jenë të përkthyera, kanë nevojë për ndihmë për udhëtimin dhe të tjera, m vende të tjera edhe mundet ta bëjnë sepse aplikojnë online. Por me Shqipërinë nuk ndodh, nuk munden të vijnë lehtësisht vetë.  Sidomos nga vende të botës se tretë e kanë shumë të vështirë që të vijnë vetë.

Tili: Kam një pyetje për të shpjeguar situatën për qytetarët shqiptarë, shpesh na ndodh të shohim të huaj në rrugë që madje edhe lypin në rruge dhe kërkojnë ushqim, dhe gjera si këto. Bazuar tek eksperienca juaj,   a vijnë ata vetë  këtu, a kanë nevoje për viza që të vijnë këtu derisa të aplikojnë për leje qëndrimi?

Masini: Vizat janë të detyrueshme në Shqipëri. Pa vizë ata nuk mund të hyjnë.

Tili: Detyrim? Ata nuk mund të vijnë dhe të qëndrojnë në Shqipëri 3 muaj pa leje qëndrimi.

Masini: Jo vizat janë të detyrueshme. Ata nuk mund të hyjnë në Shqipëri pa vizë.  Dokumentet e punës, dhe viza. Ata duhet të kenë sigurime shëndetësore, nuk është e drejte që dikush që udhëton nga vende të botës së tretë dhe punëmarrësi nuk e di gjendjen shëndetësore të tyre. Ata që vijnë janë të shëndetshëm, nuk është e lehtë të vish nëse nuk janë bërë dokumentet gati. Duhen plotësuar dokumentet përpara se të vijnë në Shqipëri. Qëndrimi, kontrata e punës, viza dhe  bileta e udhëtimit.

Tili: Deri më tani sa veta kanë mbërritur në Shqipëri në këtë mënyrë, më saktë, që i keni sjellë ju në këtë mënyrë?

Masini: Deri tani kanë mbërritur mbi 100. janë shumë kompani që duan të punësojnë shumë më shumë  për sa kohë që ka kërkesa të shtuara për fuqi punëtore.  Për sa kohë që gjërat ecin mirë, jemi këtu për të sjellë njerëz që  ti bashkohen fuqisë punëtore.

Tili: Bazuar edhe tek mbresat që kanë dhënë, kush është më i kënaqur,  kompanitë që punësojnë të huaj apo ata që vijnë e punojnë për kompanitë shqiptare?

Masini: Si fillim, shumica e tyre ndihen si në shtëpi. Nuk është edhe aq e rendësishme por shumica e tyre janë religjiozë, janë praktikantë  muslimane dhe e ndiejnë veten si në shtepi që mund të gjejnë xhamia afër vendqëndrimit të tyre. Përgjithësisht në Shqipëri mund të jetosh mirë për sa kohë ke një vend ku të qëndrosh dhe një rrogë.

Tili: Bazuar edhe tek eksperienca, fakti që fuqia punëtore qarkullon, vijnë nga një vend tejtër në Shqipëri, psh deri para 10 vjetesh Shqipëria nuk mund ta mendonte që do të vinin punonjës të huaj. Ne ende ikim nga Shqipëria për të gjetur një vend më të mirë mirë punë, rrogë më të lartë dhe kushte me të mira. A po ndodh kjo për shkak se është qarkullim në nivel botëror, apo kushtet ekonomike po e diktojnë këtë qarkullim.

Masini: Po, e vërteta është se kur shohin situatën dhe duan të bëjnë krahasimet, e zgjedhin Shqipërinë. Për sa i përket pagës në Shqipëri është shumë pak më mirë, por ka edhe raste që ka kompani që kërkojnë të punojnë jashtë orarit të punës, dhe për shkak se punojnë jashtë vendit të tyre janë më të gatshëm për të punuar jashtë orarit për të marrë më shumë para, dhe siç e thashë edhe më herët për ti dërguar në shtëpi.  Për sa i përket qëndrimit, ky person hyn lehtësisht në sistem.

Pika kryesore është që edhe pse vendasit ikin për të kërkuar kushte më të mira dhe e gjejnë, dhe ajo që po e lëviz tregun janë pagat. Disa kompani janë të gatshme të japin më shumë se sa minimumi. Idealisht, kompanitë, qytetarët dhe populli do të mund të gjejnë kushtet më të mira dhe të qëndrojnë këtu. Por si gjithmonë historia përsërit vetveten.  Disa lloj punësh, vendasit nuk i bëjnë më sepse mendojnë se ato lloj punësh nuk janë  për ta, dhe kjo ndodh në shumë vende, për ekonominë që të zgjerohet  gjithmonë do të ketë  vende pune të kësaj natyre.