Nje nga ofertat e reja se si te besh para.
Keshtu per kedo qe pranon ne menyre vullnetare qe te infektohet me koronavirus dhe me qellim qe te ndihmoje shkencetaret ne gjetjen e nje vaksine, do te marre nje shperblim prej 3500 sterlina.
Mund te duket e pabesueshme por nje qender shkencore ne Londer, duke iu referuar Daily Mail, ka mundesuar rreth 24 vullnetare qe ti rekrutoje per arsye shkencore.
Thuhet se ata do te infektohen me variantin me te dobet te virusit, qe deri me tani ne mbare boten kane humbur jeten 3800 persona- duke iu shkaktuar atyre simptoma te ngjashme ne rruget e frymemarrjes.
Dhe me vone keta paciente do te vihet ne testim nga shoqeria Hvivo qe ka krijuar nje mjekim.
Por nderkohe keta paciente do te qendrojne ne nje zone karantine perreth dy jave qe te shikohet nese mjekimi mund te kete sukses ose jo.
Gjithashtu behet e ditur se 35 vaksina jane ende ne faze zhvillimi dhe qeveria Britanike ka premtuar 46 milion sterlina te tjera per te ndihmuar betejen kunder koronavirusit.
Megjithate nga ekspertet mesohet se nuk eshte e mundur qe te miratohet nje vaksine per te ndalur kete epidemi qe ka rene dhe qe aktualisht ka infektuar me shume se 110 persona ne mbare boten.