Një 28 vjeçare në Britani humbi jetën në një mënyrëtë pazakontë: vajza ndodhej në një tren të shpejtësisë së lartë, por nxori kokën në dritare në dritare, e përplasja me një degë peme dhe humbi jeten.
Kjo u konfirmua nga verifikimet e shumta të kryera rreth incidentit. Bethan Rope po kthehej në shtëpi në South Wales pasi kishte dalë për pazar me shoqet në Bath të Sommerset.
Tabela e vogël paralajmëruese me sfond të verdhë ku shkruhej: “Kujdes, mos u dilni nga dritarja kur treni është në lëvizje”, nuk ishte e mjaftueshme për të zbehur kureshtjen e udhëtarëve.
Ata kujtuan se edhe në 2016-tën, kishte pasur një tjetër ngjarje në rrethana të ngjashme në një tren në jug të Londrës.
Pas asaj ngjarjeje, u hartua një plan për vendosjen e tabelave më të mëdha paralajmëruese me sfond të kuq deri në maj të 2018-tës, por kjo nuk kishte ndodhur.