Nuk kishte se si në këtë 8 Mars të mungonte edhe një urim nga djali i kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë që ky i fundit ishte duke prezantuar kryesuesit e listave për zgjedhjet e 25 prillit, Greg Rama ka postuar një foto të shumë viteve më parë, ku shfaqet me të ëmën, aktoren e njohur Matilda Makoçi.
Të dy nënë e bir, duken shumë të lumtur, teksa buzëqeshja e aktores i thotë të gjitha. Si rrallëherë, ky moment nuk ka kaluar edhe pa vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë nguruar t’i shkruajnë Gregut në Instagram.