Valentina Meçe është drejtoresha e shkollës së mesme ‘Çërravë’ në Pogradec, e cila u pezullua ditën e sotme nga detyra pasi akuzohet se falsifikonte dokumentet e nxënësve.
48-vjeçarja, banuese në fshatin Buças, bënte diploma false për nxënësit e kësaj shkolle, kundrejt përfitimeve personale.
Ndaj saj janë caktuar masat: “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.