Nazmie Buci, 82 vjeç nga Shkodra, është e moshuara e cila u godit fizikisht nga nusja e saj, Elmira Buci, 43 vjeçe. Sipas dëshmisë, nusja e goditi me bastunin me të cilin lëvizte e moshuara. Elmira Buci është vënë në pranga pas denoncimit të rastit ekskluzivisht në JOQ, ndërsa e moshuara ka treguar detajet e dhunës që ka përjetuar.
Djali i Nazmie Bucit, Ylli Buci, 50 vjeç, pasi u kthye nga puna, nuk e dërgoi nënën e tij në spital dhe nuk njoftoi policinë për rastin. Përkundrazi, ai e kritikoi nënën duke e pyetur pse kishte diskutuar me nusen e tij.
”Kam ken në shpi, u kap nusja me mu. Unë mezi eci me shkop se jam me ishemi, edhe më ra, më goditi më muloi gjaku… shkova në banjë m’i ka hedhë tri kova me ujë, më ka zhvesh lakuriq më dha një kmishë nate.
Ç’a me i thonë ajo gjysma jeme, unë 82 vjeç se kto s’marrin vesh… Më para m’i ka shkul flokët… Djali ka kenë n’punë kur erdhi i diktova.
M’tha nonë pse u kape me të ti e di që ajo është pak… unë s’u kapa isha t’u nejt… S’më çoi djali në spital veç më ka pastru ftyrën se kam kenë mulut ngjak…
Ma morën telefonin prej durësh se desha me lajmëru policinë, dhe ma hodhën përtokë ma thyen.”
Ngjarja ka ndodhur që më 10 shtator, dhe vetëm të nesërmen, pasi e moshuara doli jashtë, fqinjët, pasi panë gjendjen e saj, njoftuan policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk kishte mundur të raportonte ngjarjen më herët, pasi nusja i kishte thyer celularin.
Nazmie Buci jetonte prej rreth pesë vitesh që nga martesa e djalit të saj me nusen.
82-vjeçarja ka bërë një apel për të gjitha nuset shqiptare. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital dy ditë pas incidentit dhe duke qenë tani jashtë rrezikut për jetën.
Shendetshem