Ministria e Jashtme e Rusisë ka kër cënuar BE-në, për shkak se po furnizon me armë Ukrainën.
Në një deklaratë, Ministria thekson se ata që furnizojnë Ukrainën me armë do të mbajnë përgjegjësi, nëse ato përdoren gjatë fushatës ushtarake të Rusisë atje. Ministria shtoi se hapat që ka ndërmarrë Bashkimi Evropian kundër Rusisë nuk do të mbeten pa një përgjigje të ashpër.
“Qytetarët dhe subjektet e BE-së të përfshirë në dërgimin e armëve në Ukrainë “do të mbahen përgjegjës për çdo pasojë të këtyre veprimeve.”– thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme ruse, sipas së cilës ata që kanë ndërmarrë këto iniciativa “nuk mund ta kuptojnë se sa të rrezikshme janë pasojat”.