Nuk ndalet Putin: Nëse Finlanda apo Suedia do të kërkojnë të futen në NATO, do të kenë të njëjtin fat

Putin ndodhet në revansh duke dridhur mjaft vende evropiane. Duke folur gjatë një konference për shtyp në Moskë, Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kërcënoi se nëse ndonjë nga vendet nordike do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që Rusia të ndërmarrë hapa reciproke”, njoftuan agjencitë e lajmeve ruse, transmeton Noa.al.

“Ne e konsiderojmë angazhimin e qeverisë finlandeze për një politikë ushtarake të mosangazhimit si një faktor të rëndësishëm në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën veriore”, tha Zakharova.

Ndërsa Finlanda bashkëpunon me aleancën e sigurisë në disa çështje dhe po merr pjesë në takimin e sotëm të organit në Bruksel, ndonëse ajo nuk i është bashkuar zyrtarisht bllokut.

Muajin e kaluar, kryeministrja Sanna Marin tha se ishte “shumë e pamundur” që Finlanda të aplikonte për anëtarësim në NATO gjatë mandatit të saj në detyrë.