PRISHTINE-Një person ka humbur jetën, ndërsa 20 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri në një lokal në Prishtinë që degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 Gushtit. Siç raportojnë mediat e Kosovës, dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri verbal mes disa të rinjve.
Viktima është një 39-vjeçar,i cili humbi jetën si pasojë e plagëve shumë të rënda.
Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka mësuar se viktimë nga kjo ngjarje ka mbetur Kastriot Ramadani.
Sipas të njëjtave burime, nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 20 persona. Katër prej tyre janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa 17 të tjerë, prej tyre 3 burra dhe 14 femra, janë lënduar si pasojë e thyerjeve të gotave e shisheve të qelqit.