Nuk kane fund skandalet ne jug te vendit. Pushuesi dje pagova 10 mijë lekë shezlon kurse sot shikoni sa ma rriti cmimin

Abuzimet që po u bëhen me çmimet pushuesve në plazhet e Jugut kanë kapur majat e denoncimeve në JOQ Albania. Shumë prej tyre thonë se çmimet e shezlongeve përpos se rriten dita-ditës, nuk u jepet as kupon.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar një episod të ndodhur tek një plazh në Sarandë. Ai rrëfen se deri më dje kishte paguar shezlongun 1000 lekë të reja, e sot 1500 mijë lekë plus 500 lekë të reja termusin.

I irrituar qytetari shpreh habinë e tij me mënyrën skandaloze të të bërit biznes në Shqipëri.

Ai shkruan:

“Pershendetje joqalbania! Une qe po ju shkruaj kam nje shqetesim.Kam disa dite qe po pushoj ne nje plazh te thjeshte ne La Onda Sarande.Gjithe keto dite e kam paguar cadren 1000 lek te reja dhe mese normale ne keto dite por sot me vjen personi qe merret me pagesat dhe me thote qe shezlloni eshte bere 1500 lek + 500 lek nese keni termus.Pra ne qe nuk kemi mundesi ekonomike te pijme uji ne restorant jemi te destinuar te mos marrim as uji me vete per femijet. Tani e di qe reagimwt mund te jene te pafundme por a nuk duhet te jete dikush qe te merret me kontrollin e ketyre abuzimeve qe ne shqiptaret duhet te pesojme dite pas dite. Nuk japin as kupon”

Pronari i biznesit ka reaguar për JOQ Albania duke thënë se shezlonget kanë çmime të ndryshme dhe e ka ftuar pushuesin të zgjedhë plazhet publike të përshtatshme për kushtet e tij.

REAGIMI I PRONARIT TË BIZNESIT

“Pershendetje JOQ! Jam i zoti bisnesit La onda ne Sarande,pash qe eshte bere nje denoncim. Zoteria ka paguar 2000lek te reja shezllonin,gjithashtu i kemi dhene dhe kuponin tatimor.

Cmimet varjojne nga 1000-2000 te reja plus gazebot qe kane cmim me te larte. Zoteria mund te zgjidhte nje shazllon tjeter me te lire.Kane te drejte te ankohen per arsye te ndryshme por jo pa baza dhe me mashtrime.

Mos na akuzoni per gjera qe sjan te verteta sepse po na demtojne imazhin padrejtesisht. Sherbimi,cilesia dhe komoditeti ne ambjentin tone eshte ne maximum. Cdokush vjen me deshire te plote. Ne qofte se nuk i pelqen te vazhdoje.

Ka plot ambjente te tjera si plazhet publike,qe pershtaten me kushtet qe kerkojne keta njerez. Zoteria qe ka bere denoncimin se bashku me familjen, aktualisht vazhdon te jete ne ambjentin tone duke shijuar pushimet.

Ju lutem merreni parasysh kete qe ju thash me siper dhe te na mirekuptoni. Faleminderit dhe pune te mbare!“