Nuk ka fund keto ngjarje dhe cdo dite po shtohen.Një ngjarje ka ndodhur në rajonin e Flanders të Belgjikës ku një 33-vjeçar ka vra gruan e tij, shtatzënë 28-vjeçare, dhe fëmijën ne saj pesë-vjeçar.
Burri është paraqitur në komisariat në orën 6.30 të mëngjesit të së shtunës duke rrëfyer aktin e tij, ndërsa autoritetet që kanë shkuar në vendngjarje kanë gjetur dy trupa në njërën nga dhomat e shtëpisë, ndërsa në vend ndodhej edhe grupi mjekësor.
“Nuk mund të flasim ende për shkakun . Mund të themi se bëhet fjalë për një grua shtatzënë dhe fëmijën e saj pesëvjeçar”, tha zëvendësprokurorja Bernadette Bayens.
Njëkohësisht, kreu i policisë së zonës theksoi se nuk do të jepen detaje deri në përfundimin e hetimeve. Autori i është nënshtruar analizave të gjakut për të përcaktuar nëse ishte nën efektin e dro gës apo alkoolit.
Çifti ishte i martuar dhe jetonte në banesë prej 6 muajsh.