Euro shënon rënien më të madhe që prej 2007, zbret në 119.4 lekë. Sipas ekspertëve të ekonomisë, forcimi i lekut sjell disavantazhe për eksportuesit e mallrave shqiptare.
“Një forcim i lekut do rrisë kostot e eksportit. Eksportuesit arkëtojnë në euro, por paguajnë në lekë, redukton të ardhurat e eksportuesve. Eksportuesit nga ana tjetër kanë një impakt në punësim. Nëse kjo ulje do vazhdojë mund të mbyllë vende pune”.
Në krahun tjetër forcimi i lekut dhe rënia e euros përbën avantazh për importuesit, të cilët duhet ta reflektojnë në uljen e çmimeve në tregjet shqiptare.
Në muajin mars, euro kapi vlera të larta në kursin e këmbimit valutor, duke nënvlerësuara lekun. Ishte ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë, që hodhi Euro në treg për të stabilizuar kursin.