Një lajm i trishtë ka ardhur sot për bluzat e bardha. ‘Oda e Mjekëve’ të Kosovës njofton se është ndarë nga jeta mjeku i njohur gjinekolog, Ismet Miftari.
Njoftimi i plotë: Ndahet nga jeta Dr. Ismet Miftari: Dr.Miftari ka qenë specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës. U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1979. Pas diplomimit punësohet në “Shtëpinë e Shëndetit” në Skënderaj. Specializimin e tij për gjinekologji dhe obstetrikë e përfundoi në Sarajevë në vitin 1986.
Ishte një nga mjekët gjinekolog, ndër të parët që kishte komuna e Skenderajt. Ishte mjek i përkushtuar ndaj profesionit të tij, mbi të gjitha ishte një njeri i dashur dhe shumë punëtor.