Ka ndërruar jetë në spital shtetasja Elisabeta Gjopalaj, e cila u aksidentua ditën e djeshme në dalje të qytetit të Lezhës, në autostradën Lezhë-Milot.
Ajo ndodhej prej 24 orësh në gjendje te rend, në Tiranë. Si pasojë e aksidentit të rëndë ajo kishte pësuar shumë dëmtime .
Një automjet tip Range Rover është përplasur me automjetin tip ‘Pego’, me të cilin udhëtonin vajza Elisaveta Gjopalaj dhe nëna e saj, shtetasja Dila Gjopalaj.
Fillimisht u dërguan në spitalin Rajonal Lezhë, por gjendja e rënduar e Elisabetës bëri që mjekët ta dërgonin me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatrjes.