Kandidati i LSi Lefter Maliqi, ka reaguar në facebook ku ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me procesin e votimit në qarkun ku ai kandidon.
Maliqi shprehet se diçka e tmerrshme fshihet pas këtij rezultati, pasi votat e tij janë blerë dhe manipuluar nga mazhoranca.
Njoftimi i plotë: Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike. Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet.Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende. Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies.