Nuk i mbajti dot lotët/ Ja pse qau Fifi pas vendimit të publikut

Largimi i Sabianit ka mërzitur të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother.

Madje, njëri nga miqt e tij më të mirë brenda shtëpisë, Iliri, ka kërkuar që edhe ai menjëherë të largohet nga loja, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Të gjithë banorët nuk pushonin dot duke qarë për ikjen e këngëtarit, derisa tej mase e prekur ka qenë edhe Fifi e cila po qante me dënesë.

“E kisha si vëlla, te ai gjeja edhe veten. Okej e bisedojmë edhe më vonë, por që unë veçse e kam vendosur”, ishin fjalët e Ilirit, të cilit i rridhnin lotët papushim.

Theksojmë se Sabiani është banori i katërtë që lë shtëpinë e Big Brother./Reporteri.net/