Një djalë 10-vjeçar qëlloi për nënën e tij në shtëpi pasi ajo refuzoi t’i blinte kufjet që ai dëshironte, sipas prokurorëve.
Ngjarja ka ndodhur në Milwaukee, Wisconsin, SHBA dhe djali ndodhet në një qendër paraburgimi për të mitur pasi u akuzua si i rritur.
Prokurorët thonë se djali hyri në llogarinë e nënës së tij “Quiana Mann – Amazon” dhe porositi kufjet një ditë pasi e vrau.
I riu fillimisht i tha policisë se ai e mori armën nga dhoma e gjumit e mamasë së tij rreth orës 7 të mëngjesit më 21 Nëntor përpara se të shkonte në bodrumin, ku ajo lante rrobat dhe filloi të rrotullonte armën rreth gishtit të tij.
Ai tha se arma më pas u shkrep, duke goditur mamanë e tij. Ai i tregoi motrës së tij më të madhe, e cila thirri autoritetet, sipas Milwaukee Journal Sentinel.
Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, ai ndryshoi historinë e tij, ku pranoi para policëve se i drejtoi qëllimisht pistoletën nënës së tij.
Përveç porositjes online të kufjeve një ditë pas vdekjes së të ëmës, ai sulmoi kushëririn e tij shtatëvjeçar.
Tezja e tij tha se djali kërkoi falje por pa ndjeshmëri apo dhembshuri.