Turqi- Zjarrfikësit, të cilët po kryejnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në Gaziantep, Turqi kanë gjetur 2 milionë dollarë nën rrënoja.
Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të Bashkisë Metropolitane të Gaziantepit, duke kryer aktivitete të kërkim-shpëtimit në vendin e shembur Aye-Mehmet Polat në Gaziantep, gjetën disa para pranë një personi që nxorrën nga rrënojat. Që në momentin që nisën të nxirrnin paratë, skuadrat regjistruan gjithçka me celularët e tyre dhe i futën tufat e parave në një valixhe të zezë.
Zjarrfikësit, të shoqëruar nga skuadrat e operacioneve speciale, i kanë dorëzuar në polici të gjitha paratë e gjetura. Shefi i Zjarrfikësve Cafer Ylmaz, tha për Anadolu Agency (AA) se ata hasin shpesh në situata të tilla.
Ne fillimisht u përpoqëm të shpëtonim jetën e qytetarëve në rrënoja, ndërkohë malli mbeti në rrënoja, u gjetën sende me vlerë si automjete, bizhuteri, para. Miqtë tanë zjarrfikës fillimisht shpëtuan jetë dhe më pas dorëzuan sendet me vlerë që u gjetën te pronaret e tyre.
Zjarrfikësi Derde Bozgeyik tha se gjatë kontrollit kanë gjetur një dhomë dhe kanë nxjerrë një person prej saj. Duke thënë se kanë parë para me këtë person, Bozgeyik tha:
Personi kishte dollarë me vete. Ne i morëm dhe ia dërguam shefit të ekipit tonë. Më pas ekipet e operacioneve speciale të policisë erdhën në vendngjarje, i dorëzuam me procesverbal.