Pavarësisht se është një ndër personazhet më të njohura në publikun shqiptar, ne aspektin e jetes se saj private, Alketa Vejsiut është një mister i plote.
Nëper faqe ne internet nuk qarkullon as edhe një foto e vetme familjare e moderatres së njohur (të paktën asnjë ku të dallohen fytyrat qartazi) dhe sic mund te mendohet per ne shqiptaret nje gjë e tillë sigurisht që ka shtuar edhe kuriozitetin e publikut për të ditur më shumë, veçanërisht rreth bashkëshortit të saj, biznesmenit te njohur.
Me shumë siguri shumica nga ne nuk e di por Alketa dhe bashkëshorti i saj Ardiani, kanë rreth 15-vite diferencë me njëri-tjetrin: ajo tani 35 vjeçe ndërsa ai 50.
Moderatorja dhe biznesmeni kanë lidhur kurorë në vitin 2006 në një dasmë “te ruajtur” nga mediat në periferi të Tiranës dhe kanë dy fëmijë si yje vajzën Nicole dhe djalin Lionel.