Nora dhe Roberti kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave javën e kaluar pasi këngëtari deklaroi ndarjen e tyre publikisht. Roberti publikoi një status në rrjete sociale ku e falenderonte publikisht Norën për vitet që kanë kaluar bashkë dhe faktin që e ka bërë baba, por duke shtuar se dashuria mes tyre ka mbaruar dhe nuk janë më bashkë.
Pas kësaj deklarate të Robertit, Nora nuk foli fare për ndarjen. I vetmi reagim nga këngëtarja ishin videot e postuara në Instastory nga pushimet me vajzën.
Mbrëmjen e djeshme Nora ka treguar se edhe pa Robertin, këto pushime po i kalon me shumë qejf dhe po kënaqet pa masë. Këngëtarja postoi disa video ku shfaqej duke kërcyer nën ritmet e këngës që ishte vendosur në sfondin e lokalit dhe dukej e lumtur dhe e buzëqeshur. Ndiqni videon e mëposhtme.