Ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram, Robert Berisha pranoi ndarjen nga Nora Istrefi, ndarje e cila ishte përfolur në media prej disa muajsh.
“Unë edhe Nora nuk jemi me bashke, por tërë jetën do jemi babi dhe mami i Renees. Nese nuk ka me dashni mes nje ciftit, nuk domethene me u be armik e me ja kthy shpinën. Permes ketij postimit Nora Istrefin e falenderoj shume qe ma ka pru ne jete nje fëmijë si Renee…edhe shum kujtime te bukura prej 2006..Noriq t’kam borxh tan jetën. Të uroj gjithë të mirat”, shkruante Roberti.
Por po të rikthehemi pak muaj më parë e ftuar në “Xing me Ermalin”, Nora foli e para për ndarjen duke lënë edhe të aludohej se ata nuk ishin më bashkë.
“Një martesë e gjatë patjetër që ka ulje-ngritjet e veta. Ne kemi 14 vite bashkë kështu që as lidhja jonë nuk ka qenë imune. Të ardhmen nuk mund ta parashikojmë”, u shpreh Nora.