Njoki me mish të grirë në tigan

Përbërësit:

2 thelpinj hudhër

250 gr mish i grirë

1 lgj salcë domate

Kripë, piper i zi

200 gr presh (pjesa e bardhë)

3 lgj vaj ulliri

400 gr njoki

2 lgj majdanoz

Përgatitja:

Presim hudhrën shumë imët, e shtojmë tek mishi i grirë së bashku me një lugë salcë domate dhe e përziejmë.Pastrojmë preshin e presim atë në unaza, e shpëlajmë mirë dhe e kullojmë në një sitë.

Ngrohim në tigan 2 lugë vaj ulliri skuqim 400 gr njoki (të ngrira) për 3 minuta. Më pas shtojmë preshin dhe e skuqim së bashku për 5 minuta të tjera.

Në një tigan tjetër me 1 lugë vaj shtojmë mishin dhe e kaurdisim për 4-5 minuta duke e pjekur në tigan në temperaturë mesatare. E shtojmë më pas mishin në tiganin me njoki, e rregullojmë me kripë, piper të zi dhe 2 lugë majdanoz të grirë imët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *