Dy djemte bukuroshe me origjine turke, Mohamed dhe Karem Selman jane femijet me te vecante per shkak se ata i kane te dy syte me ngjyra te ndryshme si pasoje e nje sindrome te rrale.
Vellezerit, njeri 11 dhe tjetri 4 vjec kane secili syrin e majte kaf dhe te djathtin te kalter.
Ky rasti i djemve nga Bursa e Turqise, cilesohet se kane ‘heterochromi te plote’, ndryshe nga rastet kur mund te jete e pjesshme apo ne ndonje pjese te syrit.
Behet e ditur se kjo gjendje nuk eshte e trashegueshme, por ndodh shume rralle dhe nuk shkakton problem me shikimin. Megjithate me kalimin e moshes mendohet se personi mund te kete problem me syrin qe ka ngjyre te kalter.
Madje edhe “Daily Mail” ka shkruar per kete rast dhe e ka quajtur si nje fenomen teper te rralle qe mund te ndodhi e aq me pak tek te njejtet pjestare te se njejtes familje, keshtu qe radhiten si rasti i pare i raportuar deri me tani.
Ndaj edhe vogelushet turq jane bere teper te famshem me fotot e tyre te vecanta dhe qe jane bere virale ne media apo rrjete sociale.