Në rast se nuk e dinit, ekziston një traditë sipas së cilës çiftet e martuara e ngrijnë pjesën e sipërme të tortës dhe e konsumojnë në përvjetorin e tyre të parë të martesës.
Për të ndjekur këtë traditë që thuhet se të sjell fat të mirë, bashkëshortët David dhe Anne Cowburn kanë bërë një ndryshim të ‘vogël’.
Në vend që ta ruanin tortën për një vit ata vendosën që ta mbajnë edhe për 49 vitet e ardhshme. Për vite me radhë ata presin copa të vogla nga torta dhe e konsumojnë çdo 18 korrik.
Torta me vanilje, e cila ka qëndruar e ngrirë për gjysmë shekulli, i ka mbijetuar 5 shpërnguljeve ndërsa çifti bëhej me fëmijë dhe nipër.
Duke folur për traditën e tyre, Anne tregon:
Është thjesht një gjë gazmore dhe romantike që ne e bëjmë. Ishte një tortë shumë speciale dhe kishte shumë prej saj.”