Njihuni me bunkerin bërthamor ku strehohen qindra ukrainas, biskota, çaj, konserva dhe një…

Ndërsa sirenat u ndezën në qytetin lindor të Dnipro-s natën e kaluar, ekipi i BBC u drejtua nën tokë, në një bunker bërthamor të ndërtuar në Luftën e Ftohtë. Dekada më vonë, ajo po strehon qindra njerëz në Ukrainën e sotme ndërsa lufta e Vladimir Putin përshkallëzohet.

Bunkeri fillimisht ishte për punëtorët e fabrikës, por vetë uzina ishte braktisur shumë kohë më parë.

Në një shkallë të vetme dhe përtej një dere të trashë metalike, muret janë të suvatuara me postera udhëzues se si të vishni një maskë gazi ose kostum mbrojtës.

Krahas një tabele që përshkruan “mësimet e Çernobilit”, vullnetarët kanë grumbulluar biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori sovjetik.

Dhomat e ngjashme me shpellën, të veshura me krevate marinari prej metali të rëndë, mund të marrin rreth 700 njerëz.