Njihuni me bashkëshortin e gazetares së njohur, Eni Vasili! Foto

Ka 20 vite në ekran dhe po kaq vite që na ka mësuar me faktin që kuriozitetin tonë të mos e shtrijmë përtej jetës së saj profesionale.
Ajo madje di të na e thotë shumë bukur këtë gjë, me buzëqeshje dhe duke mos harruar të shtojë se ajo kalon aq shumë kohë në ekran, sa ne duhet të mjaftohemi vetë me ato çfarë ajo na servir aty, prej shumë vitesh tashmë.


Por mesa duket, stërmundimi i gazetares dhe moderatores së njohur Eni Vasili, që jetën e saj private të mos e ndajë me të tjerët, por ta mbajë vetëm për vete, në një moment të caktuar, ka dështuar. Dhe për dekonspirimin e lidhjes së saj të dashurisë duhet të falënderojmë Lorik Canën.

Futbollisti i njohur, tri ditë më parë kishte ftuar krahas shumë personazheve Vip, edhe gazetaren Vasili, në premierën e dokumentarit të përgatitur për jetën e tij.

Paparazzi ynë i cili gjendej aty për të marrë foto nga eventi, vuri re që zonja Vasili po vinte e shoqëruar nga një zonjë dhe një zotëri. Duke parë disa detaje të veçanta si shikimi sy më sy apo kapja e dorës, ai u bind që djali i gjatë me syze ishte partneri i Eni Vasilit.

Për t’u dhënë lexuesve tanë diçka më shumë sesa fotot, të cilat për hir të së vërtetës nuk janë pak, ne shfrytëzuam burimet tona për të mësuar më shumë mbi këtë histori. Miqtë pranë Enit na rrëfejnë se kjo është një lidhje e cila ka filluar disa vite më parë.

Armandi, një inxhinier informatike shumë i talentuar, jetonte që prej fillimit të viteve ‘90 në Londër dhe ndiehej shumë mirë atje. Por në një darkë miqsh të përbashkët, ai njohu Enin dhe kështu filloi lidhja e tyre e dashurisë.

Miqtë tregojnë se Armandi u përpoq ta bindte Enin që ta merrte me vete në Londër, aty ku ai kishte krijuar prej vitesh një jetë shumë të mirë. Por Eni, siç e ka thënë edhe vetë, është e dashuruar me ekranin dhe profesionin e saj si gazetare dhe as që bëhej fjalë që të pranonte të linte Shqipërinë e bashkë me të edhe punën për të cilën kishte investuar kaq shumë.

Dhe kështu fitoi ajo, Armandi vendosi të lërë Londrën dhe të vijë të jetojë në Tiranë. Tashmë si bashkëshortë, ata kanë konsoliduar një familje model dhe bashkëshorti i saj, na tregojnë se është edhe një mbështetës i madh në karrierën e Enit, e cila duhet thënë që është nga të paktat zonja në ekran që ka një karrierë kaq impenjative si ai i programeve politike në prime time dhe dy herë në javë. Ne i urojmë çiftit jetë të lumtur!