Shumë nga ne i duan qytetet për personalitetin e tyre, jetën kulturore dhe argëtimin.
Megjithatë, në botë ka shumë fshatra me pamje të bukur që do t’iu lënë pa fjalë me bukurinë e tyre të mahnitshme.
Pra, pse të mos i shohim disa prej tyre tani?
Bilbury, Angli
I ndërtuar në shekullin e 14-të, shtëpitë prej guri përgjatë Arlington Road janë objektet më të fotografuara në këtë fshat piktoresk. Fshati Bilbury ndodhet në zonën e Cotswold Hills, në Oxfordshire dhe Gloucestershire. Shkrimtari William Morris një herë e quajti “fshatin më të bukur në Angli”. Vend vërtet i mrekullueshëm!
Lauterbrunnen, Zvicër
Nëse është hera jote e parë në Zvicër, harroje Zyrihun dhe vende të tjera që vizitohen nga turistët dhe shko menjëherë tek ky fshat i adhurueshëm, në pjesën jugore të vendit. Lauterbrunnen është një fshat i vjetër, akoma i vogël, në afërsi të akullnajave më të famshme në Europë si Tschingelhorn dhe Rottal Gletscher.
Shirakawa, Japoni
I pozicionuar jo shumë larg nga qyteti i Takayama, ky fshat i Japonisë është në listën e trashëgimisë së UNESCO. Fshati Shirakawa është pjesa më me borë e Japonisë. Fshati ndodhet në një zonë që është pothuajse plotësisht e mbuluar me pyje të dendura. Kur mbulohet me borë, çatitë e shtëpive u ngjajnë duarve të bashkuara në lutje.
Goreme, Turqi
Edhe ky fshat shumë i veçantë është nën mbrojtjen e UNESCO-s. Çfarë e bën këtë fshat në Turqi kaq unik? I gjithë territori i fshatit është një park Kombëtar. Fshati u bë i famshëm për turistët, falë formacioneve shkëmbore të pazakonta të tij.
Cua Van, Vietnam
Fshati Cua Van në Vietnam është gjithashtu i njohur si “fshat lundrues”. Cua Van ka një popullsi prej më shumë se 700 banorë të cilët jetojnë në shtëpi lundruese dhe e sigurojnë jetesën e tyre nga peshkimi dhe turizmi.
Gasadalur, Ishujt Faroe
Nuk është aq e lehtë të shkosh tek ky fshat piktoresk, por nëse ndonjëherë e keni pyetur veten se si është të jetosh në një nga vendet më të largëta në Tokë, vizitoni Gasadalur. Jetojnë vetëm 18 persona në fshat. Kjo tregon sa i largët është. Tërheqja kryesore është padyshim ujëvara ikonike Mulafossur.