‘Njeriu më i vjetër në botë’ feston ‘122-vjetorin’ Dhe tregon si eshte kaq i fuqishem

Andrelino Vieira da Silva jeton në qytetin e Aparecida de Goiania në Brazil, një brazilian ky që pretendon se është njeriu më i vjetër në botë. Ai ka lindur më 3 shkurt 1901, sipas kartës së tij të identitetit.

Gjyshi festoi ditëlindjen e tij e 122-të më 3 shkurt. Pensionisti, i cili ka 13 nipër e mbesa, 16 stërnipër dhe një stërnip, festoi ditëlindjen e tij të fundit historike në fillim të këtij muaji.

Nëse do t’i besohet kartës së tij të identitetit, kjo do të thotë se ai tani ka mbushur 122 vjeç, duke e bërë atë njeriun më të vjetër në botë. Megjithatë, z. de Silva nuk është përpjekur të verifikojë moshën e tij me Rekordet Botërore Guinness.

Rekordi zyrtar aktualisht mbahet nga Maria Branyas Morera, e lindur në San Francisko, 115 vjeç, së cilës iu dha titulli pas vdekjes së murgeshës franceze, motrës André, 118, në fillim të këtij viti.

Një vit pasi mundi Covid-19, nipi i tij tha se ‘ai është ende i fortë’
Z. da Silva ishte i martuar dhe kishte shtatë fëmijë, por vetëm pesë prej të cilëve janë ende gjallë.
Ai festoi edhe gjatë pandemisë, ditelindjen e 121, në një mbledhjeje intime me familjen teksa të gjithë u shëruan nga Covid-19.

Titulli i personit më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë, aktualisht i përket Jeanne Louise Calment, jeta e së cilës zgjati 122 vjet e 164 ditë, sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Ai tregon se zgjohet heret ne mengjes dhe merret me aktivitet fizik dhe udhqehet shendetshem. Kjo e ka bere te jete kaq ne form deri sot.