Njerezit dalin ne rruge naten e sotme. Ja sa e larte ishte magnituda e termetit qe lekundi Shqiperine dhe gjithe Ballkanin

Një tërmet është ndjerë para pak minutash në Shqipëri dhe po ashtu dhe në Kosovë.

Tërmeti u duk të ishte i gjatë në kohë, për rreth 20 sekonda.

Shumë njerëz po raportojnë se e ndjenë tërmetin në qytete dhe fshatra të dy vendeve.

Disa njerëz pohojnë në faqen tone në Facebook se kanë dalë në rrugë të ankthuar.

Përditësim

Tërmeti që tronditi sonte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, e po ashtu u ndje dhe në disa zona të Greqisë, e kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë.

Raportohet nga Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave se tërmeti në orën 23:07:49′ ishte 5.7 ballë.

Ai kishte epiqendër në Mostar dhe thellësinë e kishte vetëm 10 kilometra.