Eliana Mitro, inxhinierja e cila ka spikatur gjithmonë për stilin e saj të veçantë në veshje, ka folur sot me dhimbje pas humbjes së bashkëshortit të saj.
Regjisori Kristaq Mitro u shua mëngjesin e 3 prillit 2023 në Austri në moshën 77-vjeçare. Po ai mungon vetëm fizikisht. Bashkëshortja e tij ka rrëfyer sot se pas ngjarjes pati një rrëzim emocional por do t’u rikthehet ngjyrave në veshje, pasi siç thotë ajo veshja nuk ta sjell njeriun e humbur.
“Një vit të tërë unë kam qenë pak a shumë me këto ngjyrat e errëta, pak ashtu, por mendoj që asnjë grua nuk do të donte të vishej me të zeza, sepse unë përveç vuajtjes shpirtërore pata një rënie totale edhe në aspektin që shikoja veten në pasqyrë dhe më dhimbsej vetja për këtë rrëzim, emocional në radhë të parë. Mendoj që ne duhet të përqafojmë mentalitetin europian që veshja nuk e sjell njeriun dhe nuk ta ul dhimbjen, kështu që unë prapë do t’i vesh ato me ngjyra”, u shpreh ajo.