Kjo sallatë ka kombinimin perfekt të të gjithë përbërësve më të shëndetshëm në një tas. Lufton inflamacionin dhe aneminë, si dhe detoksifikon trupin. Shikoni se sa lehtë bëhet:
Përbërësit:
2 panxharë të mesëm
50-60 gram djathë me feta
2 thelpi hudhër, të grirë imët
2 lugë çaji me nenexhik
3 lugë vaj ulliri
një majë luge kripë
një grusht me arra
Përgatitja:
Në fillim lani dhe pastroni panxharët. Më pas i zieni për rreth 45 minuta. Pasi të jenë zbutur, vendosini në ujë të ftohtë dhe hiqini lëkurën. Prijeni në kubikë së bashku me djathin.
Shtoni të gjithë përbërësit në një tas të madh dhe hidhni vaj ulliri. Shërbejeni të ftohtë dhe shijojeni