Një ngjarje ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën disa ditë pasi ankohej për dhimbje stomaku. Mediat greke raportojnë se 45 ditë më parë prindërit e kishin dërguar në urgjencë për dhimbje stomaku, por mjekët kishte pohuar se nuk ishte asgjë shqetësuese.
Por, për disa ditë me radhë dhimbja vazhdoi dhe e reja u transferua në spitalin e Athinës dhe mjeket zbuluan se vajza ishte diagnostikuar me kancer.
Në rishikimin që ajo bëri disa ditë më vonë, pamja e saj klinike ishte më e rëndë, pasi kanceri kishte avancuar dhe trajtimi nuk jepte shumë shpresë.
Vajza kishte shkuar shume vone dhe semundja ishte perhapur ndaj mjeket keshillojne te beni sa me shpesh vizita qe semundjen ta kapesh ne kohe.