Sipas raportimeve bëhet me dije se për shkak të veprimtarisë në fushën e biznesit, Safet Gjici është një nga kryebashkiakët më të pasur.
Gjici rezulton pronar i 9 apartamenteve dhe njësive në Tiranë, lokal në Tiranë, pronar i një vile 3 katëshe në Tiranë me sipërfaqe 432 m2, dy sipërfaqe ullishte rreth 2 mijë m2, 400 m2 tokë arë etj.
Gjici deklaron transaksione me vlertë qindra mijëra euro, mbi 500 mijë euro huamarrje, mbi 600 mijë euro obligacione, rreth 300 mijë euro hua për shoqërinë “Eurogjici Security” që e kontrollon përmes të afërmeve të tij si dhe dhjetëra mijëra euro në llogari bankare. Safet Gjici menaxhon përmes familjarëve të tij kompanitë si: Euro-Gjici, -Eurogjici-Security, Kevin Construksion, Futboll Klub Kukësi, Manjola Gjici dhe Eronaldo.