Një mollë, një karotë dhe një panxhar. Kombinimi magjik per trupin tuaj

Mjekësia bimore e bazon teoritë e saj në idenë se çdo bimë, perime ose frut ka një kontribut për të dhënë dhe duke u kombinuar me të tjerët si lëng mund të shërbejë për të kuruar sëmundjet ose për ti parandaluar ato.

Mbron organet

Të gjitha organet në trupin tonë marrin një sërë benefitesh nga konsumimi i kësaj pijeje të mbushur me vitamina dhe antioksidantë. Kjo kontribuon duke i mbajtur të shëndetshëm dhe duke i ndihmuar të përmirësojnë funksionin e tyre. Funksionon kryesisht tek mëlçia, veshkat, pankreas, mushkëri dhe zemër.

Përmirëson sistemin e tretjes

Kjo pije ndihmon në parandalimin e ulçerës sepse mbron muret e stomakut. Në të njëjtën kohë përmirëson lëvizjet e zorrëve duke ndaluar kapsllëkun.

Ndihmon në funksionimin e trurit

Të gjitha vlerat që e përbëjnë këtë pije ndikojnë në aftësinë njohëse dhe tek memoria duke e bërë trurin tonë të funksionojë në mënyrë optimale.

Forcon zemrën dhe mushkëritë

Është një pije shumë e dobishme nëse duam të synojmë funksionimin sa më të mirë të zemrës dhe mushkërive, sepse karotina beta dhe luteina që përmbajnë panxhari dhe karrota ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit, duke krijuar mbrojtje shtesë për zemrën.

Si përgatitet?

Ashtu si lëngjet e tjera, është e këshillueshme për ta konsumuar duke agjëruar në mënyrë që vitaminat dhe lëndët ushqyese të asimilohen më mirë dhe më shpejtë.

Ne ju këshillojmë që të hani mëngjesin gjysmë ore më vonë për të lejuar që të gjitha këto lëndë ushqyese të përfshihen pa ndërprerje në trup.

Përbërësit:

1 karotë
1 mollë jeshile
1 panxhar
150 ml ujë

Përgatitja:

Lani të gjitha përbërësit mirë, prijini ato në copa të vogla dhe hidhini në një blender së bashku me ujin dhe akullin. I përzieni deri sa të gjithë komponentët të inkoporohen mirë me njëri tjetrin.
Pirja e kësaj përbërjeje në mëngjes do të thotë të marrësh një dozë të mirë vitaminash. Sapo ta pini do ndiheni më të shëndetshëm dhe perfomanca juaj ditore do të rritet sepse do ndiheni më të vëmendshëm gjatë punës suaj!