Një burim për median amerikane “New York Post” tregoi se çifti Florind Belliu dhe Ornela Shehi nuk ka kaluar një kohë të mirë së bashku dhe kjo shikohej dhe në ambjentet e apartamentit ku jetonte familja.
Lidhur me natën e ngjarjes ku po festohej ditëlindja e Florindit, shkruhet se gruaja e tij debatoi me vjehrrën e saj.
Bashkëshorti ndërhyri për t’i qetësuar, por nuk kuptohet se si ai e shtyu grua nga ballkoni, e cila humbi jetën.
Pas këtij akti, Florind Belliu vendosi të hidhet dhe ai nga ballkoni.
Për herë të parë reagoi dhe motra e Ornela Shehit. Në rrjetet sociale, ajo shkruan se ndihet e indinjuar që shumë njerëz nuk kanë shprehur pikëllim për humbjen e njeriut të saj të dashur dhe vajtojnë për autorin.
Motra e Orneles eshte shprehur se Florindi kishte probleme dhe mjekohej ne nje spital.