Aloe Vera është një bimë tropikale, por përdorimet e saj të shumta kanë bërë që kjo bimë të njihet e të kultivohet në shumë shtete. Mund të gjendet lehtësisht dhe në tregun shqiptar dhe rritja e saj nuk kërkon ndonjë kujdes të veçantë a specifik. Mënyrat e përdorimit të xhelit të aloe verës janë të shumta dhe njëra prej tyre është marrja nga goja e këtij “lëngu magjik”. Nëse vuani nga ato çfarë do të lexoni më poshtë një lugë aloe vera në ditë do të bëjë mrekulli.
Lehtëson djegiet e stomakut
Ndikon pozitivisht në qarkullimin e gjakut
Përmirëson funksionin e traktit urinar
Trajton inflamacionet
Forcon dhe shëron mishrat e dhëmbëve
Stimulon leukocitet dhe prodhimin e qelizve të shëndetshme
Rregullon nivelin e sheqerit në gjak
Trajton e ndihmon tretjen e ushqimit dhe çrregullimet në aparatin tretës