Kryeministri italian Giuseppe Conte në një konferencë për shtyp ka thene se rregulla te reja pritet te vijne ne ditet ne vazhdim dhe shpresojme te vijen dite normale per popullin italian.Te gjithe presin ndryshimin te vij per nje dite me te bukur per te gjithe
Ai ka thene se nuk duhet të afrohemi kurrë, distanca e sigurisë duhet të jetë së paku një metër“, tha ai.
“Nëse e doni Italinë, mbajeni distancën dhe keshtu mund te fillojme jetene e re”
“Në një dekret të ardhshëm ne duam të eliminojmë TVSH dhe maskat duhet të kushtojnë 0.5 euro”.
Rinovimin automatik të bonusit 600 euro
“Ndërhyrjet po studiohen në kompani. Italia nuk do të rindizet nëse biznesi nuk rindizet. Për ata që e kanë marrë tashmë bonusin 600 euro, ne po eksperimentojmë me mundësinë e një rinovimi automatik. Në dekretin tjetër do të ketë më shumë ndihma për kompanitë, qëllimi nuk është subvencione, por më shumë punësime”.
Nga 4 maji hapen industritë prodhuese dhe restorantet me Delivery
Conte njoftoi se do të hapen industritë prodhuese duke respektuar të gjitha protokollet e sigurisë si dhe restorantet të cilat do të funksionojnë me porosi online, pra do të dërgojnë ushqim në shtëpi.
Tregtia me pakicë do të rihapet nga 18 maji, baret, parukeritë dhe qendrat estetike nga 1 qershori
Çfarë përcakton dekreti që hyn në fuqi prej 4 majit?
– Nuk lejohet lëvizja nga një rajon në tjetrin, lejohet lëvizja vetëm brenda rajonit për motive pune, shëndeti e për të takuar të afërmit.
– ndalohen grumbullimet, eventet e festat private e publike
-hapen parqe e vila publike e historike
– lejohet aktiviteti sportiv në natyrë në distancë 2 metra nga njëri-tjetri
– lejohet stërvitja e sportistëve në respekt të masave të distancimit social në sporte jo kolektive
– lejohet ceremonia e varrimit me maksimumi 15 persona
– lejohet aktiviteti i bareve e restoranteve për të marrë ushqim ose për të transportuar, por jo për konsum.
– më 4 maj hapen aktivitete në sektorin e manifakturës, në sektorin e ndërtimit e në ato të shitjes me shumicë.
Ndersa baret do te hapen ne 1 qershor.