Policia bëri një apel urgjent për informacion për të ndihmuar në gjetjen e një vajze 12-vjeçare të zhdukur, e cila nuk pranon t’i tregojë familjes se ku ndodhet.
Nikola 12 vjeç, u pa për herë të fundit nëpër qytet ditën e djeshme.
Ajo ka patur kontakte me familjen e saj për të thënë se është mirë, por nuk do të zbulojë vendndodhjen e saj, sipas Policisë së Mançesterit, për arsye të paditura.
E mitura me tipare të rregullta, trup të gjatë e të dobët dhe flokë të kuqe është shpallur në kërkim dhe familjarët e saj po e kërkojnë dëshpërimisht.
Nuk dihet nëse ka qenë ajo vetë që ka kominukuar me familjarët apo dikush tjetër pas saj, ndërkohë që motivet për të mos treguar vendndodhjen e saj për familjarët, kanë hedhur hije të forta dyshimi.