Shifra te larta janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, pasi 8 qytetarë kanë humbur jetën dhe 2236 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavirusit.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 14.249, ndërkohë që në 24 orët e fundit janë vaksinuar 22.119 qytetarë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19. ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës. ℹ Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste humbje jete.
Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.