Ngrënia e specit djeges rrit 13% shanset per te jetuar me gjate dhe ulin rrezikun e vdekjes

Ngrënia e specave djegës mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë.

Një analizë e re, në PLOS One, vërteton gjetjet nga një studim i vitit 2015 i ushqimit pikant që u krye në Kinë.

Raporti i ri përdori të dhëna për 16,179 të rritur amerikanë që morën pjesë në një studim më të madh të shëndetit publik.

Kishte 4,946 vdekje gjatë 23 viteve të studimit. Pasi kontrolluan moshën, seksin, duhanin, presionin e gjakut, kolesterolin, diabetin dhe karakteristika të tjera, ata zbuluan se ata që raportuan se kishin ngrënë speca djegës kishin 13 për qind më pak rrezik për vdekje të hershme.

Autorët nuk kishin informacion për sasinë e specave që njerëzit hanin.

Kapsaicina, substanca që gjendet ne spec ka veti antimikrobike dhe anti-inflamatore që mund të lidhen me parandalimin e sëmundjeve.

A duhet të hani më shumë speca djegës? “Provat nuk janë mjaftueshëm të forta për të më bërë të ndryshoj dietën time”, tha një bashkautor i studimit, Benjamin Littenberg, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Vermontit. “Mos pini duhan, kufizoni kaloritë, mos pini alkool, jetoni shendetshem dhe beni cdo dite ecje – këto janë gjëra që kemi prova shumë bindëse që do t’ju ndihmojnë të jetoni më gjatë. ”

Specat djegës janë të pasur me vitaminë C dhe vitamina të tjera si vitamina E, A dhe B.

Ato përmbajnë kapsaicinë, e cila kontribuon në pikantën e tyre dhe ka përfitime të mundshme shëndetësore, duke përfshirë:

Shëndeti kardiovaskular: Mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Lehtësimi i dhimbjes: Përdoret në disa mjekësi moderne për lehtësimin e dhimbjeve, veçanërisht për artritin dhe diabetin.

Metabolizmi: Mund të ndihmojë në humbjen e peshës duke nxitur metabolizmin.

Vetitë anti-inflamatore.

Ato përmbajnë antioksidantë.

SHIKO.NEWS