Tashme cdo dite po degjojme lajme nga me te cuditshme por kesaj here zenka ne cift ka ne mes edhe nje shishe qe ka rezultuar fatale
Një grua 60-vjeçare ka nderruar jete nga bashkëshorti i saj, pasi ky i fundit e qëlloi me një shishe.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda shtëpisë së çiftit në San Stino di Livenza, Venecia.
Mediat italiane shkruajnë se gruaja është identifikuar si shtetasja Cinzia Luison.
Gjithashtu bëhet e ditur se ka qenë vetë aburri i saj ai që ka alarmuar karabinierët, duke iu dorëzuar më pas hetuesve.
Deri më tani motivi i vrasjes nuk është ende i qartë, duket se sulmi ka ndodhur pas një debati të dhunshëm.
Kur ambulanca mbërriti në vendngjarje, gruaja, pronare e një parukerie, ishte tashmë e pajetë.
Mediat shkruajnë se burri i saj 65-vjeçar u transferua në selinë e komandës në Portogruaro (Venecia) per tu hetuar me tej