Gazetari i njohur Dritan Hila feston sot ditëlindjen e në këtë ditë të rëndësishme sigurisht që nuk ka munguar një urim nga bashkëshortja e tij, moderatorja Rudina Xhunga.
Rudina ka postuar një foto të tyre familjare ku shfaqen gjatë pushimeve dhe shkruan se vajza e tyre Alana ka qarë sepse nuk mundet ta festojë ditëlindjen e të atit duke qenë se ndodhet në Londër.
Rudina e mbaron urimin me një mesazh të veçantë për dashurinë dhe familjen.
“Edhe 100 Dritan Hila. Alanushja eshte ne Londer dhe qau qe nuk po feston, ne Tirane, ditelindjen e babit. Ngelshim perhere femije, per te kuptuar e treguar nevojen e dashurise dhe familjes”, shkruan Rudina.