Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave.
I njejti mot vijon edhe ditën ne vazhdim por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.
Ditën e mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.
Java mbyllet me ditën e enjte dhe të premte dy ditë të cilat parashikohen me mot të kthjellët.
Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëborëe ditët me reshje.