Nga Kiara akull e ftohtë në një Kiara zjarr të nxehtë, moderatorja po na tregon një anë totalisht ndryshe.
Edhe vetë në fillim ajo ka deklaruar se kur bie në dashuri është një njeri totalisht ndryshe dhe po na e vërteton çdo ditë.
“Nuk rri dot 5 minuta pa Luizin”- deklaroi ajo sot, teksa shpesh ka bërë skena xhelozie pse ai ka përqafuar Keisin apo nuk e ka puthur në mëngjes.
Ndërkohë, sonte ka bërë një deklaratë që ka kaluar çdo pritshmëri duke thënë se ka gjetur dashurinë e jetës në Big Brother. Vëllai i Madh iu dha mundësinë të organizonin një mbrëmje ndryshe sonte duke realizuar një shfaqje me performanca të ndryshme. Kiara këndoi “Crazy in love” duke i dhuruar në fund një puthje të zjarrtë Luizit në buzë.