Nga ethet tek kolla dhe dhimbja e fytit, ja simptomat që tregojnë se ka 6 lloje Covid 19. Nëse keni këto shenja telefononi menjehere 127

Tashme e dime se duhet te jemi te kujdesshem dhe te ruhemi prej koronavirusi t por disa shenja te reja qe tregojne se jeni te infektuar me virusin, ndryshojne boten

Keto jane 6 shenja te reja qe ekspertet kane zbuluar muajt e fundit dhe nese i keni shenja te tilla ju duhet te telefonin mjekun dhe te konsultoheni me tej nese duhet te futeni ne karantine. Mos harroni te merrni ne tel 127

1 Sikur grip pa ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.

2 Sikur grip me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.

3 Gastro-intestinal: Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.

4 Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.

5 Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

6 Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi, thanë studiuesit