3 muaj pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit, nga nesër do të rinisi transporti ndërqytetas në të gjithë vendin dhe ky eshte nje lajm i mire por ka nje problem. Mësohet se puna do të nisë për Shkodër-Tiranë apo dhe linjat e tjera Korçë-Tiranë, Vlorë-Tiranë.
Pavarësisht këtij lajmi të shumëpritur, linjat e transportit në Fier dhe Korçë kanë dalë në protestë per shkak te numrit te pergjysmuar te pasagjereve.
Ata kanë bërë thirrje që të luftohet konkurrenca e pandershme, si de heqja e akcizës së naftës ndërsa në Korçë 3 persona janë shoqëruar nga policia, për shkak të ndalimit të protestave.
Kujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se do të hapet dhe transporti urban, por ende nuk dihet data e saktë ndaj beni kujdes dhe ruani distancimin social.