Nese shalqini i ka keto shenja mos e blini dhe mos e konsumoni

uajt e nxehtë të verës na kujtojnë direkt bostanin. Është ndër frutat më të lëngshmshe, perfekt për të shuar etjen e herë pas hershme që kemi në korrik e gusht. Por edhe pse jeni të paduruar për ta konsumuar atë, duhet patjetër të dini disa truke që do t’ju ndihmojnë ta zgjidhni të pjekur, të ëmbël dhe gjithashtu të rritur në kushte të mira.

Kemi mbledhur disa këshilla të dobishme që duhet t’i dini me patjetër në mënyrë që të blini një bostan të shijshëm dhe të pjekur.

Kultivuesit e shalqinjve kanë shumë qejf të tejkalojnë normat, sepse ky mashtrim i ndihmon për më shumë të ardhura brenda një muaji. Prandaj kur të blini herë të tjera shalqi kushtoji vëmendje ngjyrës së lëkurës dhe mos blini asnjëherë nëse e shikoni me shenja të verdha.

Kontrolloni nëse bostani ka vrima.

E keni keqkuptuar nëse deri tani keni menduar se vrimat në shalqi tregojnë se ai është shumë i mirë. Në fakt është krejt e kundërta, mos e konsumoni më nëse bostani do ju dali i tillë nga brenda.

Vendosni një copë bostani në ujë.

Që të kuptoni se sa është niveli i nitratit në një shalqi, sapo ta prisni merrni vetëm një copë të vogël dhe vendoseni në ujë të pastër me temperaturë dhome. Nëse fruti është i helmuar, uji do të marrë një ngjyrë të ndritshme rozë dhe më mirë hidheni poshtë bostanin se sa ta hani atë.

Një bostan nuk duhet të jetë i lehtë kur ta ngrini.

Jo gjithmonë lëkura e bukur apo bishti i thatë të garantojnë se ky bostan është i shijshëm. Kur ju e peshoni për ta paguar, aty do kuptoni se nëse bostani është shumë i rëndë është më i mirë.

Zgjidhni një shalqi pa vrima.

Një bostan i pjekur mirë dhe i ëmbël nuk duhet të ketë dëmtime të dukshme. Sepse nëse shikoni që një vrimë, e nisur nga bishti deri te maja është e sigurt se janë shenjat e mbetura nga krimbat dhe kështu e bëjnë bostanin pa shije dhe pa cilësi.

Kur zgjedh një shalqi, kërkoni për gjurmë të vogla bezhë në lëkurë.

Shenja të tilla janë të krijuara nga bletët sepse ato përveçse mbledhin nektar në lule të tjera, përmes lëkurës së bostanit shijojnë tulin, por në fakt janë shumë të ëmbël në shije.

Një bostan i pjekur mirë duhet të peshojë 9 kg dhe të ketë një perimetër prej 25 cm.

Ky fakt është i vërtetuar, dhe është publikuar nga revista e vjetër “Young Technician” në një botim të vitit 1986.

Bishti duhet të jetë i thatë.

Bostani që ka bisht të njomë dhe të gjelbër është i papjekur, prandaj gjithmonë mos harroni se duhet t’i blini me bishtin e thatë, nëse doni të konsumoni një shalqi të mirë.

Përzgjidhni një bostan ku gjysma e lëkurës është e verdhë.

Pjesa e bostanit ku ka qenë në kontakt me tokën merr një ngjyrë të verdhë ose edhe në të bardhë, nuk është gjë për tu frikësuar se po blen një bostan të keq sepse zakonisht në raste të tilla janë të ëmbël.

Mos blini bostan të prerë.

Nuk është aspak e këshillueshme ta blini bostanin e hapur, sado ta kenë mbajtur në kushtet e duhura, nuk ka shije por s’është as higjenike. Blijeni gjithmonë një bostan të plotë, kështu është më mirë./dritare.net