Nëse keni speca, duhet ta provoni patjetër këtë recetë

Fërgesë me speca dhe gjizë

Përbërësit:

200 gr gjizë
3 speca jeshil
2 speca të kuq
1 spec djegës
3 domate
3 hudhra të njoma
1 lgj gjalpë
Vaj luledielli
Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tigan me vaj bimor kaurdisim specat e kuq, pasi i kemi prerë mesatarisht. Shtojmë specat jeshil, nëse dëshirojmë shtojmë hudhrat e prera me gjithë bishtat dhe domatet e grira. Pasi i përziejmë mirë, rregullojmë shijen dhe shtojmë gjizën. E lëmë fërgesën të lidhet pak dhe në fund shtojmë gjalpë për shije. Sipër shtojmë spec të kuq pluhur dhe e vendosim në tavë për pjekje në furrë në 180 gradë për 15 minuta.