Po ju afroheni apo keni kaluar të dyzetat dhe e keni vërejtur se keni më pak energji…?! Pikërisht në këtë moshë fitohen shtresat dhjamore në stomak. Lajmi i mirë është se situatën mund ta ndryshojmë përmes ushqimit, ja se si.
Shtoni konsumimin e kalciumit. Femrat më të moshuara se 50 vjeç duhet të konsumojnë çdo ditë rreth 1.200 mg kalcium, në mënyrë që ta parandalojnë shfaqjen dhe zhvillimin e osteoporozës.Për femrat në të dyzetat kjo sasi është 1.000 mg. Hani më shumë proteina.
Me plakjen, edhe muskujt dobësohen, kështu që ju nevojitet konsumimi i proteinave për t’u shëruar dhe për të mbetur të fortë.
Pakësoni konsumimin e kripës. Fryrja është shpesh problem gjatë menopauzës. E ushqimi me shumë kripë mundet gjithsesi ta përkeqësoj gjendjen ose të jetë shkaktari.
Kripa është e “fshehur” në shumë ushqime e prodhime, për të cilat as nuk do t’ju shkonte mendja.
Hani peshk dy herë në javë. Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës mund të shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës e aminoacidet omega 3 e ulin këtë rrezik. Prandaj, është me rëndësi që dy herë në javë në menynë tuaj të keni aminoacidet omega 3 që i hasim në peshk.
Më shumë perime të gjelbra. Studimet kanë treguar se konsumimi i perimeve me gjethe të gjelbër parandalon problemet kognitive, kështu që duhet t’i konsumoni sa më shpesh, sidomos të freskëta, në sallatë me vaj ulliri.